Hungaria me rikthim të “çmendur” kualifikohet në Evropian, dy takimet e tjera shkojnë në vazhdime

Tashmë, ka përfunduar koha e rregullt në tri takimet e tjera të finales në Ligën e Kombëve.
Hungaria me një rikthim të befasishëm ndaj Islandës arrit që të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020 me rezultat përfundimtar në 2:1, shkruan IndeksOnline

Në dy takimet e tjera fundi ishte po dramë e vërtetë, pasi Serbia barazoi në fund kundër Skocisë në 1:1 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime ,e një gjë të tillë e bëri edhe Irlanda Veriore, ku baraoi në 1:1 me Sllovakinë krejt në fund të kësaj sfide.
IndeksOnline, do t’ju raportojë edhe në vazhdime për këto ndeshje.