75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / A

“Hup atje”! -Ardita Sinani përdor fjalor të ashpër ndaj një zyrtari komunal të Preshevës: “Mos m’u afro”!

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, teksa i drejtohet me gjuhë të ashpër një zyrtari tjetër të kësaj komune.

Nga video shihet se rasti ka ndodhur gjatë mbledhjes së Kuvendit komunal të Preshevës.

Momenti është ndarë nga subjekti “Alternativa për ndryshim’’.

Në video, Sinani, dëgjohet disa herë teksa i thotë zyrtarit “hup atje’’!

“Hup aty, mos mu ofro. Hup”, thotë Sinani.

Ndërsa subjekti Alternativa në postimin e saj shkruan se pamjet ‘’janë shqetësuese’’ dhe se, ato ‘’tregojnë gjendjen e rënduar emocionale’’ të Sinanit.

‘’Pamjet nga seanca e fundit e Kuvendit komunal janë shumë shqetësuese për çdo qytetarë të komunës sonë, pasi që tregojnë qartë gjendjen e rënduar emocionale të Ardita Sinani, e cila nuk është e aftë të përballojë asnje kritike që i takon një udhëheqëseje komunale.

Që nga dita e parë në krye të komunës, Ardita Sinani është përpjekur ta shfrytëzoj gjininë dhe pozitën e femrës për t’u viktimizuar dhe për t’a mbuluar paaftësinë totale të saj.

Por qytetarët e Preshevës tashmë e kanë kuptuar se kjo është vetëm një lojë politike për të shmangur përgjegjësinë dhe mungesën totale të rezultateve në çdo fushë’’, ka shkruar subjekti.