75 Mall Live Search
16:11 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Huqja e FFK-së, ndau trofeun e Superkupës për sezonin që nuk ka mbaruar ende

Këtë të shtunë u zhvillua finalja e Superkupës së Kosovës, mes Llapit dhe Ballkanit.

Fitore shënoi skuadra nga Suhareka me rezultatin 0:1. Goli i vetëm u shënua nga Lumbardh Dellova, në minutën e 62-të.

Kjo finale i takon sezonit 2021/22, në të cilin Ballkani e fitoi titullin e kampionit në Superligë, kurse Llapi e fitoi Kupën e Kosovës.

Megjithatë, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, trofeu i Superkupës së Kosovës vlen për sezonin 2022/23, që në fakt është duke u zhvilluar dhe nuk përfundon edhe disa muaj.

Pas përfundimit të sezonit aktual, atëherë mund të kuptohet se cilat skuadra do të takohen në finale të Superkupës.