75 Mall Live Search
14:34 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Huqja e madhe në faqen e kryeministrit Haradinaj, e bëjnë të vdekur regjisorin e gjallë

Ramush Haradinaj me siguri se i ka disa fjalë sot me këshilltarët e tij të cilët përkujdesen që t’ia mirëmbajnë faqen e tij zyrtare, në Facebook.

Në profilin e Ramush Haradinajt, sapo është shkruar ngushëllimi për vdekjen e kompozitorit të famshëm shqiptar, Alfred Kaçinari.

Në fakt, sot ka vdekur kompozitori Gjergj Kaçinari dhe jo Alfredi, siç është shkruar në profilin e kryeministrit në detyrë Haradinaj.

Ngushëllimi është larguar pas pak minutash, por Indeksonline arriti ta kapte gafën./Indeksonline/