75 Mall Live Search
16:17 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Huqja e Mullerit kundër ‘Tre Luanëve’, ky ishte reagimi i tifozëve gjerman në ‘fanzone’

Kombëtarja e Gjermanisë pësoi disfatë në 1/8 e finales në EURO20 kundër Anglisë.

Në momentin kur ‘Tre Luanët’ po kryesonin 1 me 0, ‘Die Mannschaft’ pati një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin, shkruan IndeksOnline

Ishte sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller që u gjend në pozitë të mirë për të shënuar golin e barazimit, por ai gjuajti jashtë portës.

Në një video të qarkulluar në rrjetet sociale, shihet reagimi i tifozëve pas huqjës së gjermanit.

Sharje, hidhërim dhe hedhje e birrës në ‘qiell’ – kështu u përjetua kjo huqje.

PAMJE: