15:17 / E Martë, 27 Korrik 2021 / AR

HVALA TI HRVATSKA

Qytetarët e Kosovës u zgjuan të dielën e 25 korrikut me një lajm tronditës. 

Një aksident tragjik në Kroaci mori jetën e 10 qytetarëve të Kosovës shumica prej tyre bashkatdhetarë tanë që vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Liderë institucional e partiak në vend, por edhe personalitete të fushave të ndryshme ngushëlluan familjet e viktimave që humbën më të dashurit e tyre në këtë aksident me fatalitet.

Por, ajo që duhet veçuar është sjellja institucionale kroate në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj.

Gjatë gjithë ditës institucionet më të larta kroate me përkushtimin më të madh ishin në krye të detyrës në atë që u vlerësua si aksidenti më i madh kohëve të fundit në Kroaci.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, kryeministri Andrej Plenkoviç dhe ministra të qeverisë së këtij shteti ngushëlluan autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë kohë të trishtë për të gjithë qytetarët tanë.

Por, ky nuk ishte veprimi i vetëm i tyre.

Ministri i Shëndetësisë vizitoi të lënduarit në spital, ku nga aty siguroi qytetarët e Kosovës se ata do ta kenë kujdesin e duhur për ta marrë vetën pas këtij aksidenti.

Ministri i Brendshëm kroat nga vendi i ngjarjes mbajti konferencë duke shpalosur detaje për aksidentit që tronditi vendin.

Këto nuk ishin veprimet e vetme të autoriteteve kroate.

Kryeministri i Kroacisë, Andej Plenkoviq ishte në krye të detyrës të dielën kur anuloi gjitha aktivitetet dhe shkoi në Slavonski Brod.

Poashtu KFOR-i kroat i mundësoi kryeministrit Kurti që me helikopter të vizitoj Kroacinë dhe t’i vizitojë të lënduarit nga ky aksident në spital.

Dy ditë pas këtij aksidenti, institucionet kroate vazhdojnë të jenë në krye të detyrës deri sa i lënduari i fundit nga ky aksident të kthehet në Kosovë.

Kësisoj, Kroacia dëshmoi për të satën herë që mbetet një vend mik i yni që iu gjend afër Kosovës në këto kohë të vështira.

FALEMINDERIT Kroaci!

HVALA TI HRVATSKA!