75 Mall Live Search
22:15 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / F.R

Hygerta hedh dyshimet për orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një debat i ashpër ka shpërthyer në gjysmëfinalen e spektaklit Big Brother VIP Kosova 4, ku protagonistë u bënë Hygerta dhe Klodi, duke tensionuar atmosferën në shtëpinë më të famshme në vend vetëm pak ditë para finales.

Përplasja nisi pasi Hygerta riktheu në vëmendje një koment të bërë nga Olta në një spektakël të mëparshëm “prime”, ku ajo kishte deklaruar se Klodi kishte flirtuar me Londrimin në fillim të rrugëtimit në shtëpi.

Kjo deklaratë duket se ka ndikuar që gjatë javës Hygerta të hedhë dyshime mbi orientimin seksual të disa prej banorëve, gjë që shkaktoi reagime të menjëhershme.

Gjatë diskutimit, Hygerta u shpreh: “Londrimi dhe Klodi kanë mbetur 3 muaj rresht 24 orë bashkë deri në orën 5 të mëngjesit, duke hequr edhe mikrofonat dhe fillojnë dyshojnë për vërtetësinë e Elijones, ndërkohë që të gjithë banorët e kanë diskutuar këtë pjesë.

Atëherë në momentin që Klodi vazhdon edhe dyshon për Elijonen që ka ngelur 24 orë, pse mos të dyshoj unë nga një moment që ka bërë Olta që unë kam shumë respekt, që është një njohëse e lojës, dhe i thotë gjërat troç. Pse mos ta dyshoj, nëse atyre u djeg kaq shumë, le ta sqarojnë situatën”.