75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 01 Mars 2026 / AR

Hygerta Sako pas “Bigut”: Kokëlart dhe me zemrën plot

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka thënë se brenda shtëpisë ka përjetuar shumë emocione që s’ka për t’i harruar.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit nga zemra e mirënjohje pafund për të gjithë ju që më keni kuptuar e mbështetur dhe vazhdoni të më jepni dashuri. Respekt edhe për çdo opinion ndryshe, e dija që jo të gjithë do më donin. Kokëlart dhe me zemrën plot, për mua kjo ka rëndësi. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Hygerta.