75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / S Z

Hyjnë gabimisht në veri, reagon FSK-ja: Ngatërruam drejtimin e lëvizjes

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë sot  gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut.

E lidhur me këta ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila ka sqaruar se sot në orën 10:30 konvoji i FSK-së, i cili po lëvizjte nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, ka ngatërruar drejtimin e levizjes.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, thuhet në reagimin e FSK-së/.