10:36 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hyjnë me forcë në shtëpi, grabisin 1 mijë euro, dokumente e zinxhir ari

Persona të maskuar dhe të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një banori në Fushë Kosovë.

Nën kërcënimin e shkopinjve të drurit të njëjtit i kanë grabitur viktimës çantën me dokumente personale, 1 mijë euro dhe një zinxhir të arit, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar përderisa njësitet e hetuesisë pas një pune operative kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/