75 Mall Live Search
19:20 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / V R

Hyjnë në fuqi masat e reja, zbrazet kryeqyteti

Kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid duke filluar nga ora 18:00, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Këto masa në Komunën e Prishtinës dhe nëntë komuna të tjera të Kosovës ka filluar prej orës 19:00 e që do të vazhdoj deri në ora 05:00.

Me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve tashmë kryeqyteti është zbrazur, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka qëndruar në sheshin kryesor të Prishtinës i cili tashmë nuk ka asnjë lëvizje dhe qytetarët kanë filluar me zbatimin e masave.

Ndërkohë kujtojmë që vetëm sot janë shënuar 963 raste të reja me Covid-19 dhe 13 të vdekur./Indeksonline/