15:03 / E Enjte, 19 Janar 2023 / mp

Hykmete Bajrami Hekuran Muratit, nuk i mbajtët premtimet për TVSH-në zero

Hykmete Bajrami deputetja e LDK-së, sot gjatë seancës në Kuvend, ka replikuar me ministrin e Financave dhe Transfereve Hekuran Murati. Ajo ja ka kujtuar edhe premtimet që i kanë bërë gjatë fushatës e që nuk i kanë përmbushur.  

“Asnjëherë nuk kam deklaruar në asnjë funksion, që norma e TVSH-së duhet të rritet. Ju keni ardhë në pushtet me premtime që do ta bëni normën  e TVSH-së për produktet bazë zero dhe nuk e keni bërë. Nëse je kundër heqjes së akcizës në lëngjet e gazuara pse nuk po e shfuqizon vendimin, i keni 51% të votave. E ke rritë çmimin e energjisë elektrike 85% tarifën e lartë dhe 104% tarifën e ulët. Nuk e ke rritë pagën minimale, të ka ngelë Ligji të Komisioni për Buxhet dhe nuk je gjendje ende me tregu për koeficientin e pagave.

Ajo po ashtu ia ka kujtuar ministrit se për shkelje që kanë bërë ai dhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj e marrinë nga gjysmë page.

“Ti je ministër i financave që merr gjysmë page për shkeljet që ke bërë ndaj drejtorit të ATK-së, e ky i fundit merr gjysmë page për shkeljet që ju ka bërë rreth 60 punëtorëve në ATK”, ka thënë Bajrami.