Hykmete Bajrami, u lutet deputetëve që t’i votojnë pesë marrëveshjet ndërkombëtare

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka kërkuar sërish në fund të debatit gati katërorësh në Kuvend, që deputetët të jepnin votën e tyre për pesë marrëveshje ndërkombëtare, e të cilat siç ka thënë ajo do të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, raporton IndeksOnline.
“Dola sinqerisht t’i mbështesin këto pesë marrëveshje ndërkombëtare që i kemi para jush, para një jave ishim këtu, tani janë në procedurë të rregullt, por nuk ka pasur asnjë rast që Kosova ndodhet në këtë situatë si tani, ju lus të na jepni mbështetjen”, tha Bajrami./IndeksOnline