75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Bajrami: Pandemia, do ta tkurr ekonominë e vendin për 6.7 për qind

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një konferencë shtypi ka folur kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, raporton IndeksOnline.

Derisa kryeministri Hoti tha se me buxhetin që u miratua në mbledhjen e 38 të Qeverisë kanë menduar të bëjnë një balancë midis shpenzimeve dhe obligimeve që kemi, në veçanti te sektorët që përballen me pandeminë.

Hoti ka thënë se gjatë kësaj mbledhje kanë trajtuar dy çështje të rëndësishme. Njëra prej tyre ka të bëjë me shtimin e numrit të rekrutëve në FSK, e të cilat janë të parapara me planin për zgjerimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa çështja tjetër ka qenë ajo e numrit të specializantëve.

Nga ana tjetër ministrja Hykmete Bajrami tha se Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria që ajo drejton kanë bërë punë të madhe në rishikimin e buxhetit. Një punë që në rrethana normale bëhet për 12 muaj, në kushte të pandemisë është bërë për pesë muaj, theksoi Bajrami. Ndërsa theksoi se ekonomia e vendit si pasojë e pandemisë do të tkurret për 6.7 për qind.

Ajo tha se po presin kalimin në leximet e tjera të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në mënyrë që të ekzekutojnë edhe 100 milionë eurot e parapara nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Gjatë këtyre pesë muajve jemi përpjekur tu dalim në ndihëm qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që  buxheti është fragjilGjatë këtyre mujave kemi rishikuar buxhetin, të bjëm ligjin për rimëkëmbje 245 milionë euro janë ekzekutuar, presim që edhe ligji të kaloj e të ekzutojmë edhe 100 milionë eurot e tjera”, theksoi Bajrami./IndeksOnline/