75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / Z S

Hykmete Bajrami: Sot, dhe çdo ditë duhet të merrmi me këta pushtetarë që kanë instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar partinë në pushtet pë sulm ndaj gazetarëve si edhe ka reaguar ndaj deklaratës së Hajrulla Çekut në raport me procesin zgjedhor.

Sipas Bajramit, sot dhe çdo ditë duhet të merrmi me këta pushtetarë që kanë instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve.

”Sot, nuk është lajmi kryesor se çfarë thotë Çeku i Vetëvendosjes për LDK-në, por se si Vetëvendosje po shtyp gazetarët në televizionin publik, se si përfaqësuesi i Vetëvendosjes i akuzon gazetarët se po punojnë për “media kriminale, të vrasësve me pagesë”. Sot, dhe çdo ditë duhet të merrmi me këta pushtetarë që kanë instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve dhe se si partia në pushtet, përmes veglave partiake, po i ndëshkon dhe disiplinon gazetarët e RTK-së, e po provon të njëjtën gjë ta bëjë edhe me mediet private”, ka shkruar Bajrami.

Shqetësimi më i madh i pushtetarëve nuk është kush e mban fjalën e kush jo, sepse në fund secili jepë përgjegjësi për fjalën e dhënë, këta e kanë një frikë tjetër është frika për llogaridhënie për krimin, korrupsionin dhe subvencionet partiake e familjare madje edhe në Ministrinë e Kulturës, ka shtuar Bajrami./Indeksonline/