75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / L K

Hykmete Bajrami: S’votojmë asnjë kandidat të VV-së, nesër dorëzojmë padi ndaj tyre

Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se partia e saj nuk do të votojë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.

“VV-ja po dëshiron të imponojë votën. Deputeti është i lirë dhe askush nuk mund ta detyrojë e t’i kërkojë votën. Ne nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i kuvendi zgjedhet në marrëveshje politike. Për LDK-në nuk ka asnjë kandidat të pranueshëm. Këta i kanë marrë peng institucionet e Kosovës. Një grup i juristëve të LDK-së është në proces të finalizimit të kallëzimit penal për këtë çështje”, ka thënë Hykmete Bajrami./Indeksonline/