23:44 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hyn brenda në kafe, e rrëmben baristën e veshur me bikini për ta përdhunuar (Video)

Videoja e tmerrshme tregon momentin kur një njeri me thikë hyn përmes dritare se një kafeneje për të rrëmbyer baristën e cila ishte duke punuar brenda dhe ishte e  veshur në bikini, në Kent, në Seattle.

Ai sapo hyri brenda goditi atë dhe pastaj filloi ta urdhëroi të dal jashtë përmes dritare, përderisa gruaja dëgjohet duke bërtitur “Oh Zoti im”.

Ai e dërgoi atë në një rrugicë të afërt të errët me synimin për të sulmuar atë seksualisht, transmeton Indeksonline.

Por kur kishte dal jashtë ai ishte frikësuar nga një makinë që kalonte andej dhe në këtë mënyrë e lëshoi viktimën 30 vjeçe e cila ishte e tëra e tronditur.

Për këtë sulm është arrestuar një 33 vjeçar që sipas policëve ai ka një histori të gjerë kriminale. Megjithatë ata ende nuk kanë bërë të ditur emrin e tij./Indeksonline/