75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hyn në fuqi Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur se qe nga sot kanë hyrë në fuqi pesë udhëzime administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Ministri i këtij dikasteri ,Fatmir Matoshi në konferencën pë media ka thënë se janë hartuar 5 udhëzime administrative që rregullojnë ndërtimet pa leje, ndërsa ato që nuk plotësojnë kushtet për legalizim do rrënohen.

“Pas miratimin të këtij ligji si ministri kemi hartuar 5 udhëzime administrative që rregullojnë aspektet pa leje ne vendin tonë. Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Jemi kujdesur që ky ligj të ketë zbatueshmëri, jemi kujdesur që të kemi taksa më të lira 1 euro për metër katror për kategorinë e parë dhe dy euro për kategorinë e dytë. Po përgatisim dhe kemi fushatë për qëllim të drejtë në vendin tonë”, tha ai duke shtuar se në kuadër të hyrjes në fuqi të këtyre udhëzimeve do nis edhe fushatë vetëdijësuese për qytetarët.

Drejtor i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim, Servet Spahiu, ka thënë se tani është lehtësuar mënyra e aplikimit për legalizim të pronës, me një taksë me vetëm 1 euro kategorinë e parë dhe dy euro për kategorinë e dytë.

” Janë 5 udhëzime që janë nënshkruar, udhëzimi për rrënim pa leje ato që nuk aplikojnë fare apo nuk i plotësojnë kriteret, ankesa kundër vendimeve për legalizim,udhëzimi kryesorë është udhëzimi që merret më te gjitha kërkesat siguri, edhe udhëzimi i 5 është. Ndërtimet e regjistruara në kadastër nuk ka nevojë të legalizohet Procesi ka qenë 3 vite dhe tash është dy vite, procedurat kanë qenë më të komplikuara tani janë shumë më thjeshtë, taksa ka qenë shumë e madhe me këtë ligj është thjeshtësuar jashtëzakonisht shumë”, tha ai.