23:00 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Hyn në fuqi ndalimi i Instagramit në Rusi me vendim të Putinit

Tashmë ka hyrë në fuqi ndalimi i Instagramit në Rusi.

Kështu konfirmon BNO News përmes një postimi në Twitter, transmeton Indeksonline.

Mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse, Roskomnadzor, ka bërë me dije se platforma Instagram do të bllokohet për shkak të nxitjes kundër ushtarëve rusë.

Gjigandi i rrjeteve sociale, Meta ka pohuar se rreth 80 milionë përdorues do të shkëputen nga faqja e ndarjes së fotografive në Instagram të hënën, pasi presidenti rus Vladimir Putin do të heqë aksesin në rrjetin social për përdoruesit në Rusi./Indeksonline/