75 Mall Live Search
08:07 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / AR

Hyn sot në fuqi rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës pagesat do të kryhen vetëm me euro.

“Tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi”, kishte thënë dje në konferencë për media zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Rregullorja e BQK as nuk e ndalon as nuk e lejon, as nuk merret me dinarin serb. Dinari serb nuk ka qenë i lejuar mëherët që rregullorja ta ndalojë atë”.