75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

“Hyni në këtë birë dhe dilni në Ferizaj” – Gropa e çuditshme në Prishtinë

Komuna e Prishtinës po vazhdon të prodhoj çudira infrastrukturore.

Një rrugë që është asfaltuar tek “Blloku 1”, ka një gropë të çuditshme, transmeton Indeksonline.

Tallje me këtë gropë tashmë kanë filluar, disa po e quajnë si “Vrima e Ozonit” e disa po thonë se nëse hynë në këtë gropë, del në qytetin e Ferizajt.

Nuk janë të rralla rastet ku ndërtimi i rrugëve ka qenë i dobët në kryeqytet./Indeksonline/