75 Mall Live Search
12:39 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hyn brenda kopshtit zoologjik dhe e ngacmon luanin

Luani njihet si një ndër kafshët më të rrezikshme, mirëpo kjo gjë duket se nuk vlen për disa njerëz.

Kjo pasi që një grua u filmua pasi hyri brenda një kopshti zoologjik ku vallëzonte dhe e ngacmonte një luan.

Ky veprim i saj mori shumë komente, ku shumë njerëz e quanin injorante gruan dhe veprimin e saj si shumë të rrezikshëm.

Incidenti ndodhi në kopshtin zoologjik të Bronxit- në New York, i cili tashti ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë veprim duke thënë: “Ky veprim ishte një shkelje serioze dhe një shkelje e paligjshme që mund të kishte sjellë lëndime ose vdekje”./Indeksonline/.