Hyri e zhveshur në finalen e Ligës së Kampionëve, arrin mbi 1 milion ndjekës brenda natës në Instagram
Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham dhe Liverpool në të cilën ‘The Reds’ u shpallën kampion me rezultat 2 me 0.
Por, gjatë transmetimit të kësaj ndeshje ishte edhe dikush tjetër që po kërkonte vëmendjen e miliona shikuesve nga mbarë bota që po ndiqnin një nga ngjarjet më të mëdha sportive, shkruan Indeksonline.

Ishte kjo modelja Kinsey Wolanski e cila hyri e veshur vetëm në bikini duke vrapuar përreth fushës derisa u kap nga sigurimi, por kjo i mjaftoj asaj që nga mbi 323 mijë ndjekës që kishte në llogarinë e saj në Instagram brenda natës të arrinte në mbi 1.7 milionë të tillë.

“Për atë që ndodhi në Ligën e Kampionëve! Jeta duhet jetuar bëj gjëra të çmendura që do të mbahen mend përgjithmonë” tha 22 vjeçarja pas kësaj ngjarje.

Wolanski është femra e youtuber-it të njohur, Vitaly Zdorovetskiy, i cili ka websitin e njohur për të rritur ‘Vitaly Uncensored’./Indeksonline/
