75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / mp

Hyri ilegalisht nga Serbia, policia i gjen radiolidhje në veturë

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar një automjet me targa lokale me shofer të dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.