11:23 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ateroi me parashutë në stadium gjatë ndeshjes Sassuolo – Inter, ja si arsyetohet ai

Gjatë ndeshjes së Serie A në mes Sassuolos dhe Interit ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme.

Një person u ul me parashutë në stadium duke hutuar të gjithë, transmeton Indeksonline.

Ai tani po përballet me akuza ndërsa ka dhënë edhe versionin e tij se si ka ndodhur që “ateroi” aty.

“Kisha probleme dhe mu desh të bëja një ulje emergjente. Nuk e mendova që ai vend i vogël i gjelbër ishte stadium” – tha ai në mbrojtje./Indeksonline/