75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hyri në fushë për Messin, tregon se si e kishte planifikuar një gjë të tillë

Gjithçka mund të pritej,  përveçse  një tifozi që futej në fushë kur ndeshja luhej me dyer të mbyllura.

 Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen midis Mallorcas dhe Barcelonës (0-4), e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Tifozi arriti të kapërcente çdo lloj pengese dhe arriti të futej në fushën e lojës  për t’i kërkuar fillimisht një fotografi Jordi Alba-s, futbollistin më të afërt me vendin ku hyri dhe më pas të drejtohej drejt  idhullit të tij më të madh, Lionel Messi.

Mirëpo ai ishte i pafat pasi forcat e sigurisë arritën ta neutralizojnë dhe e shoqëruan jashtë stadiumit.

Image

Vet tifozi është shprehur se kishte ëndërr që të të bënë një fotogrfi me Messin, mirëpo një gjë të tillë ende nuk ka arritur ta bëjë.

“E kisha planifikuar para koronavirusit një gjë të tillë. Ëndrra ime është të bëj një foto me Messin. Ishte përvojë e bukur, edhe pse plani im dështoi për shkak të nervave të mija”, ka deklaruar ai.

Image

Kujtojmë që Barcelona fitoi ndeshjen me rezultatin e pastër 4-0 dhe Messi arriti të shënoi golin e tij të parë pas rikthimit. /IndeksOnline/