75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 24 Mars 2022 / k.v

Hyri në mes për ti ndarë, plagoset një person në Vushtrri

Një person është dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në një parking në Vushtrri, ku dy persona të dyshuar pas një konflikti verbal ishin përleshe në mes veti, pastaj viktima kishte hyrë mes tyre për ti ndarë dhe ishte plagosë nga njëri prej të dyshuarve, i cili kishte ikur dhe gjendet në arrati, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë e fishekëve.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/