75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

Hyri nën veturë, por çka tha qytetari i revoltuar pas situatës në Kamenicë?

Në kuadër të reformave në arsim, Komuna e Kamenicës po mbyll disa shkolla. Por që banorët e fshatit Shipashnicë kanë dalë në protestë kundër mbylljes së shkollës.

Pas tensionimit të situatës, në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Komunës së Kamenicës, shkruan Indeksonline.

Gjatë tërë ditës qarkulluan pamje të ndryshme nga protesta e banorëve të fshatit, e që më e komentuara ishte kur një qytetar hyri nën veturë të komunës dhe tentoi ta ndaloj atë.

Indeksonline ka siguruar nga afër këtë moment, teksa dëgjohet duke folur personi në fjalë.

Ropt jau q**** n****“, dëgjohet teksa flet qytetari i revoltuar pas situatës në fshat.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Nagavci tha se kjo situatë është krijuar prej kohësh mes kryetarit të Komunës së Kamenicës dhe banorëve të disa fshatrave atje, dhe sipas saj, nuk ka të bëjë asgjë me nivelin qëndror.

E shpejtë ishte edhe përgjigja e Qëndron Kastratit.

Ai ka thënë se ministrja Nagavci po e manipulon opinionin publik duke kundërshtuar reformat në arsim në Kamenicë. Lidhur me zotimin e VV-së për ndërprerjen e reformave në arsim, i pari i Komunës së Kamenicës ka thënë se ky premtim është bërë vetëm për “qëllime politike”./Indeksonline/