Hyri si zëvendësues dhe shënoi hat-trick, Belotti shkruna historinë me Torinon

Andrea Belotti i dha fitoren Torinos ditën e sotme përballë Empolit, pasi kapiteni shënoi hat-trick për t’i dhuruar 3 pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Sulmuesi u fut në lojë pak minuta para përfundimit të takimit dhe përmbysi sfidën kundër Empolit duke shënuar 3 herë.
Hat-trick i shënuar ndaj Empolit e ka ngjitur sulmuesin në kuotën e 100 golave me fanellën e Torinos dhe merr vendin e dytë në renditjen e golashënuesve të skuadrës “granata”.
Një arritje historike për kapitenin e “demave”, që kalon në renditjen e golashënuesve të gjitha kohërave Ciccio Grazianin dhe ndjek Paolo Pulicin, që kryeson këtë klasifikim të veçantë.