75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

‘Hyrja 10 euro në Prishtinë’, sqarohet sërish Ahmeti: Do të vlej edhe për qytetarët e Prishtinës

Deklarata e kreut dhe nënkryetarit të komunës së Prishtinës, se për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera, duhet paguar taksë prej 10 eurove, pati nxitur reagime të shumta, transmeton IndeksOnline.

E për këtë në emisionin Rubikon ka folur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se kjo deklaratë e tij dhe nënkryetarit Selim Pacolli, është keqinterpretuar dhe keqkuptuar.

Sic ka thënë Ahmeti,  kjo taks do të vlej edhe për banorët e Prishtinës./IndeksOnline/