Hyrje-daljet në Stacion të Autobusëve, punëtorët do të paguajnë 5 euro në muaj për veturat private

Të gjitha veturat private të stafit të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prishtinë, do tu nënshtrohen pagesës prej 5 euro në muaj për hyrje dalje në stacion.
Këtë vendim e ka marr Luan Hoti, Kryeshef Ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve.
“Qëllimi i kësaj pagese është ngritja e vetëdijes sonë ndaj mbrojtjes së ambientit si dhe përdorimi sa më i madh i transportit publik”, ka shkruar Hoti në një e-mail të cilin ia ka përcjell stafit./IndeksOnline/