Hyrje me kod QR, instruksione përmes WhatsApp-it/ kështu shkoi ceremonia mortore e Fethullah Gulenit

Kleriku turk, i akuzuar për organizimin e grusht-shtetit në vitin 2016, Fethullah Gulen, ndërroi jetë më 21 tetor.
Gulen ishte duke u trajtuar në një spital amerikan, pasi ka vjet që është dëbuar nga Turqia, shkruan IndeksOnline.
Përveç rrëmujës që kishte shkaktuar si i gjallë, Gulen “shkaktoi rrëmujë” edhe për ceremoninë mortore të tij.

Ai u varros në Shën Petersburg, ku ndodhet selia e organizatës “FETO”, që udhëhiqej nga vet Gulen, teksa hyrja në ceremoni ishte me kod QR.
Instruksionet u dhanë në një grup të posaçëm në “WhatsApp”. Aty u njoftua se ku do të mbahet varrimi, në sa ora fillon e mbaron, si dhe kush do të jetë pjesë e ceremonisë.
Duke marrë parasysh interesimin e medieve turke dhe jo vetëm për të marrë pamje, policia rrethoi zonën, teksa nuk u lejua fluturimi i dronëve përgjatë asaj kohe.
Pjesëmarrësit mbanin kapele, maska dhe syze, për të vështirësuar identifikimin e tyre.


“Vishni maskë, kapele dhe syze. Do të ketë shtyp turk. Do të ketë siguri. Do të ketë hyrje në stadium me kodin QR” thuhej në mesazhin e dërguar.

Kleriku Gulen ishte dikur aleat i Presidentit turk Erdogan, por u ndanë dhe Erdogani e konsideroi atë përgjegjës për përpjekjen e grusht-shtetit. Rreth 250 veta u vranë gjatë asaj përpjekjeje.