75 Mall Live Search
14:50 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / AR

Hyrje të reja/ Dy super çuna do të futen nesër në Big Brother

Pa dyshim ky do të jetë së pari një lajm shumë i mirë për vajzat që kanë pranuar të bëhen pjesë e lojës në Big Brother, të cilat edhe e kanë shprehur se duan djem beqarë që të futen brenda shtëpisë.

Prezantuesja e këtij shou, Arbana Osmani ka zbuluar se nesër dy djem do të futen në shtëpi, duke e lënë surprizë se cilët do të jenë ata.

Aktori i njohur Igli Zarka ishte hyrja më e re në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë personazhet e rinj që do të futen në BBV dhe që do ta bëjnë edhe më interesante gjithë dinamikën e ngjarjeve.