Hysaj: Fitorja me Letoninë na mban ëndrrën gjallë, por duhet të shënojmë më shumë

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Elseid Hysaj per klantv theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për vazhdimësinë e ëndrrës për kualifikim, duke u shprehur i lumtur për triumfin, por edhe duke theksuar nevojën për të përmirësuar qartësinë dhe efikasitetin në ndeshje të tilla vendimtare.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhej fitorja me se s’bën për të pasur ëndrrën akoma në kokë. Jam shumë i lumtur që fituam edhe pse ishte një ndeshje me lodhje si mendore ashtu edhe fizike. Këto ndeshje duhet që t’i mbyllim shumë më shpejt se sa 1-0. Unë e kuptoj Brojën se çfarë lojtari është dhe përpiqem që ta vendos në potencial të plotë. Nuk mundemi më që të luajmë 1-0 sepse të gjitha skuadrat kanë ndryshuar, duhet të kalojmë 2-0 sepse mund të ndryshojë loja në minutat e fundit dhe duhet që të bëjmë më shumë. Të barazosh në Beograd është një ëndërr për mua. Po fitova atë ndeshje do të ishte dita më e bukur e jetës sime”, tha Hysja.