Hysaj flet si lider: Luajta me injeksione ndaj Romës, tani mendjen te Kombëtarja

Lazio “pushton” kryeqytetin, thyen Romën 1-0 në një derbi që kishte gjithçka. Elesid Hysaj luajti një derbi të plotë si protagonist, i vlerësuar lart me paraqitjen e tij.
Mbrojtësi shqiptar ka thënë pas ndeshjes se ka luajtur me injeksione.
“Kisha marrë një goditje të fortë, rikuperova në kohë edhe me disa injeksione. Ishte e pamundur të humbisja këtë derbi. Duhet të isha në fushë me çdo kusht për të ndihmuar ekipin. Kjo sfidë është e pabesueshme, ka një tension të jashtëzakonshëm. Me siguri do ta shijojë shumë këtë fitore, por nuk kam kohë për pushime pasi do t’i bashkohet menjëherë kombëtares, u shpreh Hysaj pas derbit.