75 Mall Live Search
17:04 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / A. A

Hysaj i pakënaqur, nga Napoli po shkon në Rusi

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj nuk është i kënaqur me tretmanin nga trajneri Gennaro Gattuso.

Mungesa e minutazhës, do ta shtyej Hysajn që në fund të këtij edicioni të largohet nga Napoli.

Këtë e ka konfirmuar babai i mbrojtësit shqiptar.

“Elseidi nuk dëshiron të qëndrojë më te Napoli. Ai po pret fundin e kontratës dhe më pas të lidhë një kontratë të re, ku ka disa kërkesa nga klube të ndryshme europiane. Arsyeja e mosqëndrimit te skuadra napolitane është më shumë për anën financiare, duke qenë se është bllokuar mundësia e rritjes së pagës. Napoli nuk pranon ta bëjë këtë dhe kësisoj ai është në kërkim të një klubi tjetër me mbarimin e kontratës”,- është shprehur Gëzim Hysaj, babai i mbrojtësi të kombëtares, për “Panorama Sport”.

Hysaj luan me Napolin që nga viti 2015, duke zhvilluar mbi 200 ndeshje në të gjitha garat.

/Indeksonline/