75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hysaj merr ofertë nga Madridi

Atletico Madrid ka bërë një ofrtë 18 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysajn.

Sipas “ESPN”, klubi italian ka refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e Atletico Madridit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka refuzuar pasi e konsideron ofertën shumë të ulët për një lojtar si Hysaj.

Në ditët e fundit agjenti i lojtarit konfirmoi se mbrojtësi ishte duke kërkuar të largohet nga klubi, duke shtuar se spanjollët janë një nga shumë ekipet e interesuara për nënshkrimin e tij.

25-vjeçari u bashkua me Napolin nga Empoli në 2015 për pesë milionë euro dhe ka bërë 170 paraqitje gjatë kohës së tij në “San Paolo”.