16:22 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Hysaj mund të kalojë te Chelsea në janar” – thotë agjenti i tij

Agjenti i mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj nuk mund ta përjashtojë mundësinë e bisedimeve me Chelsean në janar.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri dëshiron ta sjellë shqiptarin në Londër gjatë verës, ani pse kjo do të jetë e vështirë.

Hysaj ka dështuar të impresionojë këtë sezon nën urdhrat e Carlo Ancelottit, dhe tani agjenti i tij nuk e ka përjashtuar kalimin e klientit te Chelsea muajin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Image result for hysaj

”Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e bisedimeve me Chelsean në janar”, tha Mario Giuffredi për Radio Crc.

”Ne e dimë se ka pasur kontakte në verë sepse Sarri e donte atë dhe ne e dimë se Davide Zappacosta s’është i preferuari i tij”.

”Do ta shohim siç do të shkojnë punët, gjithçka mund të ndodhë”./IndeksOnline/