Hysaj mungon më shumë se një muaj, Mitaj dy javë / “Dhimbje” koke për Sylvinhon

Dy mbrojtësit e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj janë lënduar me klubet e tyre, si Lazio dhe Al Ittihadi.
Mbrojtësi i Lazios pritet të mungoj rreth një muaj e gjysmë, shkruan Indeksonline
Kurse lojtari i klubit arab, do të mungoj rreth dy javë.
Kujtojmë që Shqipëria pritet të rikthehet në aksion gjatë këtij viti duke luajtur në mars, ndeshjen e vlefshme për para-kualifikime në Kupën e Botës 2026.
Sylvinho tani është i shqetësuar për lëndimin e dy lojtarëve dhe nuk dihet se a do jenë gati për ndeshjen ndaj Anglisë./Indeksonline/
🚨MEDICAL REPORT OF MARIO MITAJ! pic.twitter.com/bj58kj8uYQ
— AL-ITTIHAD 24/7 (@theITTIHAD24_7) February 5, 2025