75 Mall Live Search
17:20 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hysaj titullar, Napoli shënon fitore bindëse ndaj Frosinones

Ditët e fundit është folur rreth të ardhmes së Elseid Hysajt, me Chelsea-n të gatshëm për ta rrëmbyer që në janar. Zërat u shtuan edhe më shumë për faktin se me Carlo Ancelottin shkodrani e ka humbur statusin e titullarit të paprekshëm.

Mirëpo trajneri italian e aktivizoi që nga minuta e parë dhe e mbajti në fushë deri në fund mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare në fitoren e thellë të Napolit 4-0 me Frosinonen.

Skuadra e Ancelottit e dominoi në të gjitha aspektet kundërshtarin, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Zielinski zhbllokoi takimin në minutën e 7-të, ndërsa në të 40-të dyfishoi Ounas. Në pjesën e dytë e rrëmbeu skenën Milik me një dygolësh (68’, 84’).