17:18 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Hysaj vendos për të ardhmen

Elseid Hysaj ka vendosur, që nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Napolin dhe është gati të largohet këtë verë, pasi që në vitn 2021 i skadon kontrata me skuadrën italiane.

Lajmin e përcjell agjenti I futbollistit, Mario Xhiufredi, i cili në mediat italiane ka konfirmuar se vendimin e ka përcjell edhe presidentit të Napolit, De Laurentisit.

“Vullneti është që të largohet. Vendimin ja kemi 15-20 ditë më parë, tani edhe Napoli ka interes që të gjejë një zgjidhje për futbollistin, duke parë se i skadon kontrata. Në këtë sension merkatoje mund të ketë 1000 kthesa gjatë tratativave. Ne ja kemi thënë vendimin tonë De Laurentiis,” ka thënë mes tjerash Xhiuffredi.

Mediat në italia raportojnë se Hysaj do të bashkohet me Romën, që e ka kërkuar disa muaj më radhë, por Napoli ka qenë ndalesa kryesore për transferimin e tillë.