75 Mall Live Search
17:54 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Hysen Durmishi premton mbështetje për komunën e Obiliqit (Video)

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes me numrin 24, Hysen Durmishi, ka vizituar kryetarin e ri të Obiliqit, Halil Thaçi, të cilin e ka uruar për mandatin e tij katërvjeçar.

Durmishi e ka siguruar Thaçin se qeveria Kurti dhe ai si ministër do t’i japin mbështetje Komunës së Obiliqit, e cila ka nevojë për shumë investime.

“Mikpritje e ngrohtë nga kryetari i ri i Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me kabinetin e tij. Obiliqi është një komunë që ka nevojë për shumë investime, dhe pikërisht për këtë jemi këtu. E sigurova kryetarin për mbështetjen e Qeverisë dhe timen si ministër.  Obiliqi le të bëhet gati për investime të reja, të cilat do të rrisin mirëqenien dhe do të forcojnë lidhjet mes qytetarëve. Urime dhe ju shkoftë mbarë!”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”, ku ia ka bashkangjitur edhe një video nga kjo vizitë.