75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. M.

Hysen Vrajolli dorëhiqet nga pozita e kryeshefit të “Trepçës”

Hysen Vrajolli, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të gjigandit metalurgjik “Trepça”.

Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë ai, derisa thotë se kjo dorëheqje vjen si pasojë e presionit të madh qeveritar.

“Po, kam dhënë dorëheqjen sot në mëngjes. Kjo për shkak të presionit të madh qeveritar. Bordi nuk ka pranuar të më shkarkonte, por si pasojë e presionit unë kam dhënë dorëheqjen”.

”Sukseset në këtë pozitë kanë qenë evidente. Por, nuk kanë dalë punëtorët, Qeveria nuk i ka paguar pagat e punëtorëve dhe në këtë gjendje nuk kam mundur të mbaja postin”.