75 Mall Live Search
21:05 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / AR

Hyseni: Banorët e Llashticës, Lladovës dhe Nasalës na dhanë energjinë për fitoren e 12 tetorit

Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit dhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale pas vizitës në fshatrat Llashticë, Lladovë dhe Nasalë.

Në këtë postim, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e banorëve të këtyre fshatrave, duke theksuar se energjia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme dhe kontribuon në fitoren e madhe të 12 tetorit.

Hyseni gjithashtu theksoi se besimi i banorëve në punën e tij është i palëkundur dhe ndryshimi që ka nisur nuk do të ndalet më.

Ai e përfundoi postimin: “Më 12 tetor po fitojmë pa balotazh dhe bindshëm!”/Indeksonline/