75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 12 Tetor 2021 / C E

Hyseni: Do të intervenojmë shpejtë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet klubi i Basketbollit “Llapi”

Kandidati për kryetar nga Lidhja Demokratike në Podujevë, Dr. Ekrem Hyseni ka vizituar sot klubin e Basketbollit “Llapi”.

Hyseni ka thënë se ky klub përballet me vështërsi në funksionim.

Ai është zotuar  për intervenim të shpejtë në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet ky klub.

“Udhëheqjen e klubit e përgëzova për punë në kushte aspak të mira dhe i falënderova që po e mbajnë gjallë këtë klub”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka prezantuar programin e LDK-së, me theks të veçantë projektin për Qendrën Multifunksionale, e cila sipas tij, do të ofrojë mundësi për të gjitha klubet sportive llapjane.