75 Mall Live Search
22:21 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / Gj. Sh

Hyseni duartrokitet në Letanc e Metehi të Llapit

Kandidati për deputet nga radhët LDK-së, Ekrem Hyseni, qendroi sot në Letanc dhe Metehi të Llapit.

Atje, Hyseni u takua me dhjetëra përkrahës të partisë, që e garantuan se ndjekin rrugën e LDK-së për ndryshimin.

“Ishin shumë, ishin bashkë, të vendosur e të mobilizuar!”, u shpreh Hyseni.

Ai i përshëndeti të gjithë, duke i falënderuar për mbështetjen e pashoq.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ringritja e Letancit Ishin shumë, ishin bashkë, të vendosur e të mobilizuar!

Kështu dukej Letanci sonte, prej nga morëm frymëzim e siguri se tashmë Llapi është i përcaktuar për 9 shkurtin!

Kjo ringritje e Lidhjes sonë po ndodh falë jush, besimit e përkushtimit tuaj!

U jam mirënjohës e falënderues për gjithë këtë nder e gjithë këtë përkrahje!

Jemi bashkë sot!

Më të bashkuar do jemi më 9 shkurt!

E ky përbashkim i yni do jet edhe më i fuqishëm pas 9 shkurtit, për ndryshim e zhvillim!

Falemnderit Metehi

Sonte u pritëm në takim në Metehi, ku morëm mbështetje të fuqishme për ringritjen e Lidhjes sonë

! Edhe në Metehi, sikur në secilën lagje e në secilin fshat të Llapit e Gollakut gjetëm një mobilizim të madh.

Kjo përkrahje e ky mobilizim është fuqi e ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt!

Falmenderit për besimin!

Falemnderit për përkrahjen!