Hyseni e Azemi bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Vizar Azemi dhe kryetarja e Forumit të Gruas,dega Ferizaj, Znj.Bahrije Hyseni, bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.
Hyseni, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se vendosën buqeta tek varrezat e Dëshmorëve duke simbolizuar se vetëm të bashkuar,të pamundurën e bëjmë të mundur.
“Nëntori i Lavdisë mbarëkombëtare ! Forumi i Gruas ,dega e LDK-së Ferizaj,vizitë tek varrezat e Dëshmorëve! Sot,zyrtarët e degës së LDK-së në Ferizaj,bën homazhe tek varrezat e Dëshmorëve.Në këtë rast,Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj,bashkarisht me Kryetaren e Forumit të Gruas,dega Ferizaj, Znj.Bahrije Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së, vendosën buqeta tek varrezat e Dëshmorëve duke simbolizuar se vetëm të bashkuar,të pamundurën e bëjmë të mundur!”, ka shkruar Hyseni./Indeksonline/