Hyseni: Energji të reja, vizion dhe ekip i ri

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, sot iu bashkuan qindra të rinj, ku u mirëpritën nga Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.

Kandidati për kryetar Dr. Ekrem Hyseni ka thënë se ky bashkim e bënë edhe më të fortë lidhjen tonë me qytetarët, lidhjen tonë me rininë.

Sipas tij këta të rinj e të reja mbi të gjitha shpërfaqnin vullnet të jashtëzakonshëm, dije, energji dhe përkushtim për të kontribuar për Komunën e Podujevës.

“Zotohem se do jem përkahës i fuqishëm i secilit projekt që është në shërbim të kësaj rinie të mrekullueshme që e kemi. Ata, do jenë pjesë e pandashme e ekzekutivit gjatë mandatit tim qeverisës. Energji e re, ekipe e re, të rinjë e të reja që po e forcojnë Lidhjen tonë, që po e garantojnë fitoren tonë të 14 nëntorit” ka thënë Hyseni.
