20:33 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Hyseni falenderon qytetarët llapjan për mbështetjen e madhe

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, dr. Ekrem Hyseni ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij zgjedhor në lokalitete të ndryshme të Llapit.

Në të gjitha këto takime Hyseni ka prezantuar pjesë nga programi i tij, duke u ndalur në shtyllat kryesore programore që janë përgjigjje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve llapjanë

Në këto takime, Hyseni ka falenderuar qytetarët llapjanë për mikpritjen dhe tubimet madhëshotore që ata po organizojnë.

Ndërsa u ka bërë thirrje që mobilizimin ta vazhdojnë deri më 17 tetor dhe të gjithë së bashku ta votojnë kandidatin e LDK-së për kryetar dhe listën për asamble komunale.