75 Mall Live Search
23:34 / E Diele, 02 Shkurt 2025 / FR

Hyseni i LDK-së: Çdo ditë e më shumë, përherë e më qartë, gjithnjë e më të vendosur për 9 shkurtin

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka marrë mbështetje të fuqishme në tubimin e sontëm të Nëndegës së Pestë, ku u mbajtë në shkollën “Xheladin Rekaliu”.

Hyseni, përmes një postimi në facebook është shprehur se flet çdo ditë e më shumë, përherë e më qartë, gjithnjë e më të vendosur për 9 shkurtin.

Ndërsa theksoi se përkrahja e besimi juaj është krenaria jonë

“Qyteti po flet çdo ditë e më shumë, përherë e më qartë, gjithnjë e më të vendosur për 9 shkurtin!

Mbështetja e fuqishme në tubimin e sontëm të Nëndegës së Pestë, të cilin e mbajtëm në shkollën “Xheladin Rekaliu”, vërtet është nder i veçantë.

Pritje miqësore e përkrahje e parezervë drejt 9 shkurtit. Të vendosur e të përkushtuar, e mbi të gjitha të mobilizuar për synimin tonë të përbashkët: ndryshimin. Përkrahja e besimi juaj është krenaria jonë”, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ekrem Hyseni kandidon me numër 16./Indeksonline/